E FUNDIT: Dështaku i blerë nga kinezët bllokon merkaton, por Milani bën ofertën “inteligjente” për Correa

21 Gusht 2019
18:42
back button

Milan-Correa, jemi futur në javën deçizive. Argjentinasi, nëpërmjet agjentit të tij, i ka bërë me dije Milanit se dëshiron vetëm të vishet kuqezi dhe është gati kontrata edhe me 3,5 mln euro në sezon për katër vitet e ardhshme, por tashmë duhet gjetur akordi me Atletico Madrid, që ndërkohë ka një pakt nderi me Valencian për Rodrigon.

Megjithatë, koha nuk pret. Andre Silva ka bllokuar çdo gjë! Nëse Silva do të kishte firmosur me Monacon, atëherë sot Milani do të ishte me Correan në skuadër. Oferta e fundit, sipas “Sportmediaset”, pritet të jetë kjo: 42 mln euro përfshirë bonuset dhe 30% të rishitjes në të ardhmen që do të shkojnë për Atletico Madrid.

Sakaq, për Laxalt-Atalanta mungojnë vetëm detajet e fundit. Mbrojtësi refuzoi dy oferta nga Ligue 1 dhe një nga Turqia për të qëndruar në Itali. Për Strinic, mundësia “SPAL”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit