Një baladë e mrekullueshme është realizuar nga këngëtari tashmë i njohur Kushtrim Tahiri i cili këngën e ka titulluar ‘Pse gabova’. Një projekt i finalizuar me tekst nga Kreshnik Avdiu dhe muzikë nga Armend Mustafa ndërsa interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga Kushtrimi. Këngëtari me vokalin shumë unik nuk ka ndërmend të ndalet pasiqë projektet artistike të tij do të vazhdojnë të realizohen si këtë vit ashtu edhe në vazhdim ndërsa Kushtrimi krahas projekteve muzikore është shumë i angazhuar edhe në ahengje të ndryshme familjare. Për të dëgjuar baladën e mrekullueshme mund të klikoni në vijim: