Classic Ferrari 288 GTO me vlerë 2 milion dollarë, është vjedhur gjatë kohës së testimit

Makina e limituar u vodh në Dyseldorf të Gjermanisë.

Auto & Tek

21/08/2019 22:36

Policët në Gjermani janë duke kërkuar një person i cili ka vjedhur një Ferrari të rrallë me çmim me më shumë se 2 milion dollarë, gjatë kohës kur po e testonin.

I dyshuari, pretendonte se ishte një klient i ardhshëm dhe se kishte shprehu interes në blerjen e Ferrarit 288 GTO, të vitit 1985, deklaroi policia e Dyseldorf, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Kur shitësi doli nga automjeti, “blerësi i ardhshëm”, shpejtoi hipi në makinë dhe u largua me të shpejtë. Policia tha se ‘makina historike’, u regjistrua për herë të parë në vitin 1985, dhe vlerësohet më shumë se 2 milion dollarë.

Ferrari 288 GTO është edicion i limituar. Vetëm 272 janë prodhuar në mes viteve 1984 dhe 1987. /Lajmi.net/