×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri e konfirmon largimin nga AKR: Të premten i bashkohem Vetëvendosjes vet i 600-ti

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 22:45

    Lajmin që Reporteri.net e ka postuar më parë për kalimin e kryetarin e Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri në Vetëvendosje, e ka konfirmuar Bahtiri.


    Kreu i Mitrovicës ka thënë se të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvisjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    “Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes. Madje me minimum 600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR”, ka thënë Bahtiri në një deklaratë për Telegrafin.

    Burime të Reporteri.net, ka treguar se ky kalim i Bahtirit në Vetëvendosje, ka ndodhur sot gjatë ditës, pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!