VIDEO/ Dinamo e Olympiacos nuk falin, Crvena mban gjallë shpresat për Champions

VIDEO/ Dinamo e Olympiacos nuk falin, Crvena mban gjallë shpresat për

Dinamo e Zagrebit dhe Olympiacos kanë hedhur një hap të sigurtë drejt fazës së grupeve të UEFA Champions League. Kampionët kroat dhe grek fituan me shifrat e thella respektivisht kundër Rosenborg dhe Krasnodar.

Petkovic hapi serinë e golave për Dinamon, ndërsa Orsic në minutën e 28-të vulosi rezultatin e këtij takimi. Në "Georgios Karaiskakis", Olympiacos fitoi me "poker" golash ndaj Krasnodar, 4-0. Ishin Guerrero, Podence dhe dopieta e Randjelovic ata që mbyllën llogaritë. Spektakolar rezultatoi takimi i zhvilluar në Zvicër, aty ku Young Boys barazoi 2-2 ndaj Crvena Zvezda.

Serbët përmbysën me golat e Degenek dhe Garcia avantazhin e krijuar nga Assale, ndërkohë që Hoarau barazoi shifrat. Takimet e kthimit do të luhen mesjavën e ardhshme, ku do të vendosen edhe 6 skuadrat e fundit që do kalojnë në grupet e Champions.







EMISIONET