Lionel Messi është rikthye në stërvitje me shokët e tij të Barcelonës të mërkurën pasdite. Një ndihmë e mirëpritur për Ernesto Valverden para ndeshjes së Blaugranave ndaj Real Betis të dielën. Superylli argjentinas pësoi një dëmtim në ditën e parë të kthimit të tij pas pushimit, duke punuar i vetëm që atëherë.
Dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë bërë që ekipi mjekësor i Barcelonës ta shpejtojë rikuperimin e argjentinasit. Pa Messin në skuadër, Barcelona humbi ndeshjen hapëse 1-0 ndaj Athletic Bilbaos.
Vetëm Antoine Griezmann mbetet i aftë dhe i sigurt prej yjeve të sulmit për ndeshjen e radhës.