Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri nesër pritet të aderoj në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.
Këtë e kanë konfirmuar burime brenda AAK-së.
” Po është çështje e kryer, Labinot Tahiri, do të jetë pjesë e AAK-së” ka thënë ky burim.
Por partia e ish kryeministrit nuk ndalet me kaq.
Të enjten në radhët e AAK-së do të bashkohet edhe ish gazetari dhe ish zyrtari i NISMA-s, Resul Sinani.
” Tahiri e Sinani do të jenë pjesë e AAK-së”, ka rrëfyer burimi.