00:15 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pasuria e Bekim Jasharit, 3 vetura mbi 60 mijë euro

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë deklarimin e hollësishëm të pasurisë së tij për Agjencionin Kundër Korrupsion.

Jashari ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 900.00 m2, disa hectare si dhe pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite.

Tutje ai ka deklaruar tre vetura, për markën e së cilave nuk është se ka dhënë detaje, megjithatë ai ka treguar se të njëjtat kapin shumë prej 66 mijë euro- transmeton Indeksonline.

Jashari, poashtu ka bërë me dije se posedon aksione në shoqëri komerciale “Premium Group” Sh.P.K që nga viti 2015.

Kurse, Jashari para të gatshme të mbajtura në institucione financiare i ka deklaruar mbi 60 mijë euro./Indeksonline/