LAJMI I FUNDIT:

Henderson: Është herët të themi se Liverpooli është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Henderson: Është herët të themi se Liverpooli është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve
Jordan Henderson (Foto: Goal.com)

Jordan Henderson ka thënë se është ende herët të cilësohet Liverpooli favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve edhe në këtë sezon.

The Reds do ta fillojnë sot (e martë) mbrojtjen e titullin në Ligën e Kampionëve, duke u përballur me Napolin në kuadër të Grupit E.


Në mediat ndërkombëtare raportohet se Liverpooli është favorit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, mirëpo kështu nuk mendon edhe kapiteni i skuadrës angleze.

Jordan Henderson (Getty Images)

“Mendoj se është shumë herët të themi se Liverpooli është favorit për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve”, ka thënë Henderson.

“Për ne, e kemi filluar sezonin në rrugë të mirë dhe duam që të shkojmë në këtë rrugë. Ne ende mendojmë se mund të zhvillohemi si skuadër”.

Formacioni me lojtarët më të mirë që ka pasur dhe që i ka nën urdhra Jurgen Kloppi
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të mirë që ka pasur dhe që i ka nën urdhra Jurgen Kloppi

“Kjo është çfarë do të tentojmë të bëjmë ndaj Napolit, ne do të tentojmë të japim gjithçka që ky edicion të shkojë mirë”, ka shtuar më tej Henderson.

Liverpooli e fitoi titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, pasi e mposhti Tottenhamin në finalen që u zhvillua në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori