Kulturë

Në Prishtinë sot nis festivali “Kosova Kamerfest”

Denis Shapovalov, violoncelisti i mirënjohur rus sonte e hapë edicionin e 20-të të Kosova Kamerfest 2019, i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të UP-së.

Në koncertin e mbrëmjes së parë të Festivalit, të titulluar “KamerFest Fishekzjarrët” fitues i çmimit të parë në konkursin prestigjioz “Tchaikovsky”, Denis Shapovalov me Orkestrën harkore të festivalit do të performojë veprat e Vivaldit, Rossini, Shapovalov.

Sivjet në këtë edicion jubilar do të performojnë rreth 40 artistë botërorë e mbarëshqiptar dhe ansamble harkore, pianistike e frymore.

Sponsor gjeneral i Kosova KamerFest 2019 do të jetë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe ambasadat e ShBA-së, Austrisë dhe Francës.

13 koncerte do të realizohen në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të UP-së përpos koncertit të mbrëmjes përmbyllëse, i cili do të realizohet në Pallatin e Rinisë-salla e kuqe.