Sport

Prishtina pëson në ndeshjen e parë kualifikuese për “Champions”

Kampioni i Kosovës në basketboll, Prishtina, është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga Legia e Varshavës, 79:81

Ndeshja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, nisi më mirë për “Plisat” që fituan me katër pikë dallim çerekun e parë, 23:19. Megjithatë në periudhën e dytë mysafirë kaluan në epërsi duke fituar me 11 pikë epërsi, 14:25. Ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë. Prishtina nisi furishëm duke fituar në periudhën e tretë me 15 pikë epërsi, 32:17 duke krijuar epërsi prej tetë pikësh para nisjes së dhjetëminutëshit të fundit. Në dhjetë minutat e fundit mysafirët u rikthyen sërish duke përmbysur gjithçka për të fituar ndeshjen e parë kualifikuese, me vetëm dy pikë epërsi.

Michael Finke i Varshavës ishte më efikasi në ndeshje me 26 pikë të shënuara.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tre ditësh në Poloni.