Tech

Lenovo patenton telefonin fleksibil me më shumë pjesë të palosshme

Pavarësisht nëse palosen nga brenda ose nga jashtë, palosja e telefonit përgjatë boshtit vertikal i bën ata të trashë, të gjatë dhe të pakëndshëm për t'u përdorur dhe për t’u bartur. Palosja përgjatë boshtit horizontal do të rezultonte me një pajisje më kompakte, që është pikërisht ajo që sugjeron patenta e fundit e kompanisë Lenovo, raporton LetsGoDigital.

Ky gjithashtu mund të jetë pasardhësi i vërtetë shpirtëror i telefonit të palosshëm Motorola RAZR, përveçse do ta kishte një menteshë të padukshme në pjesën e brendshme, shkruan KOHA Ditore. Ekzistojnë dy thashetheme për madhësinë e ekranit: 6.5 inç ose 6.2 inç, dhe ekziston edhe ekrani i vogël sekondar, i vendosur jashtë për njoftime dhe shfaqje të funksioneve të tjera.

Image
Image

Skicat nga patenta e tregojnë dizajnin e pajisjes së palosshme e cila lakohet në pika të ndryshme përgjatë boshtit horizontal, dhe jo vetëm në mes. Tani për tani, nuk ka asnjë informacion nëse dhe kur mund ta shohim zgjidhjen nga patenta në një produkt konkret.