LAJMI I FUNDIT:

Ramsmobile RM-X2 me 1,000 kuaj fuqi, akomodim për tetë persona dhe ndërtim nga metali i lehtë

Ramsmobile RM-X2 me 1,000 kuaj fuqi, akomodim për tetë persona dhe ndërtim nga metali i lehtë

Makinë e fuqishme SUV për të gjitha terrenet, që lëvizë me shpejtësi të lartë

Kur kemi të bëjmë me makina sportive, shohim luks pa fund, teknologji të lartë dhe mundësi të vozitjes me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë, ndërsa makinat SUV po avancohen gjithnjë e më shumë, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, Rasmobile RM-X2 që u prezantua në Frankfurt Motor Show, ngjanë sikur një makinë që e ka bazën në Hummer, por është më shumë se një makinë SUV.

Deri në tetë persona mund të akomodohen në këtë makinë, të cilët mund të hynë nga dyert gjigante që hapen nga lartë dhe ofrojnë hyrjen edhe për ulëset e pasme.

Struktura është e ndërtuar nga materiali i lehtë me fibra karboni, duke bërë që kjo makinë gjigante dhe me dukje agresive, të mos peshojë më shumë se 1,500 kilogramë.

Me shtresën e teflonit nën pjesën e poshtme që të mbrohet nga lagështia dhe mundësi që të ngritet deri në 30 centimetra mbi tokë, Rasmobile RM-X2 mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet. Të integruar e ka edhe sistemin e ‘larvës’, që i mundëson të del nga balta apo rëra, duke bërë lëvizje të lehta para dhe prapa.

Motori me 6.2 litra që prodhon 1,000 kuaj fuqi, i mundëson kësaj makine që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.3 sekonda.

Deri në vitin e ardhshëm, planifikohen të prodhohen deri në 12 njësi të Ramsmobile RM-X2, që pritet të kenë çmim shumë të lartë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori