VV mban tubim në lagjen “Kalabria” në Prishtinë NULL NULL 18.09.2019 10:33 18.09.2019 10:33 Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se mbrëmë në shkollën 7 marsi të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë pasë një tubim me qytetarë, ku pjesëmarrës ishin kandidatët për deputetë, Arben Vitia, Sabri Kiçmari, Valdrin Ahmeti, Yllza Hoti dhe Ilir Kërçeli. Nga kjo parti thanë se lista e kandidatëve të tyre është me profesione dhe mosha të ndryshme, transmeton Klan Kosova. “Figura politike që kanë ndërtuar rreth vetes imazhin se janë të paprekshëm nuk mund të vazhdojnë të na udhëheqin. Fitorja e Lëvizjes do të tregojë se sa pak fuqi kanë ata realisht kur populli i rrëzon nga pushteti”. “Lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje është listë me profesione e mosha të ndryshme. Kandidatët e Lëvizjes angazhohen për një shtet që ka në qendër qytetarin, për një shtet që është edhe vetë konsumator i prodhimeve vendase. Fitorja është e sigurt, por ajo do mund të garantohet vetëm përmes bashkimt të qytetarëve masivisht rreth numrin 126 në datën 6 tetor”, shkruajnë në Facebook LVV në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024