LAJMI I FUNDIT:

Me zbulimin e ri, kanceri në prostatë mund të shërohet brenda një jave

Me zbulimin e ri, kanceri në prostatë mund të shërohet brenda një jave

Pacientët me kancer në prostatë mund të shërohen brenda një jave me trajtimin e ri i cili po zhvillohet.

Ekspertët kanë treguar se në testet të cilat janë duke i kryer të radioterapisë me doza të larta, tumorët po largohen brenda pak ditëve, transmeton Telegrafi.


Sipas tyre, ky tretman përveç se do të shpëtojë shumë jetë, faktikisht do t’iu kursejë agjencive shëndetësore dhe pacientëve miliona euro.

Trajtimi është duke u zhvilluar nga një ekip i ekspertëve britanikë, ndërkaq është forma më e shpejtë e terapisë që ka arritur kaq larg në testet klinike.

Kanceri i prostatës i prek 1 në 8 meshkuj, ndërkaq çdo vit diagnostikohen 50,000 raste të reja, ku dhjetëra mijëra njerëz vdesin në vit. /Telegrafi/

 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori