Koncert tek Teatri i Metropolit /Imazhi jazz i Gjon Milit (VIDEO)

Këtë fundjavë Teatri i Metropolit çel sezonin artistik me një koncert jazz dedikuar figurës së Gjon Milit. Nën titullin "Imazhi Jazz i Gjon Milit" pianisti Andi Kongo na rrëfen se koncerti ka si qëllim që të prezantojë tek publiku edhe një anë të panjohur aq sa duhet të figurës së Gjon Milit, duke ndalur veçanërisht tek  kontributi i tij në rrymën muzikore të jazz-it.

 “Artisti Mili, si mjeshtër dhe inovator i fotografisë, ka kontribuar në të gjitha fushat sociale dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara, por shumë e veçantë ka qenë lidhja dhe dashuria që ai ka pasur për muzikën Jazz. Këtë e ka dëshmuar me filmat artistikë të realizuara në vitet '40 - '60 si: "Jammin the blues", "Stompin for Mili" dhe "Improvisation". Me filmin "Jammin the Blues" ai arriti të bëhej një nga pionierët e videoklipit muzikor. Teknikat stroboskopike, dritë-hijet, intimiteti fotografik me muzikantët që interpretojnë në këto filma, studiohen ende sot dhe merren si bazë në kinematografinë botërore. Mili ndikoi artistikisht në muzikën Jazz edhe me fotografitë e realizuara në studion e tij fotografike gjatë "Jam Sessions" (koncerte të improvizuara me muzikantë të njohur të skenës Jazz të viteve '40), të cilat u botuan në revistën "Life", shprehet Kongo.

Kongo na tregon më tej, se këto fotografi shoqëruan edhe pllakat muzikore "Victory Disks" (V-Disc), të cilat u shpërndanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si mjet motivues për ushtarët amerikanë dhe popujt e pushtuar, në luftën kundër nazistëve.

“Ato tregonin qartazi realitetin demokratik dhe interkulturor që karakterizonin mbrëmjet muzikore Jazz, duke bashkuar publikun, muzikantët dhe balerinët me kombësi të ndryshme, në kundërshtim me ligjet dhe krimet raciale që ushtronte fashizmi dhe nazizmi.Emrat e muzikantëve Jazz me të cilët Mili realizoi veprat e tij vizuale janë Duke Ellington, Lester Young, Count Basie, James P. Johnson, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Cosy Cole, Jo Jones, Billie Holliday, Charlie Parker, Coleman Hawkins, Gene Krupa, Buddy Rich, Dave Brubeck, Paul Desmond dhe shumë të tjerë...”, thotë pianisti.

Pianisti ndalet edhe tek zhvillimi i ngadaltë i jazz-it, që për shkak të regjimit komunist në Shqipëri, që ka bërë, që procesi i zhvillimit të kësaj rryme në vendin tonë të jetë më i ngadaltë, megjithatë artistët, po bëjnë përpjekjet e tyre, që ta akademizojnë.

Programi që artistët e formacionit muzikor “Blackie band” kanë menduar për të sjellë tek publiku në datë 21 shtator, ora 20.00 në sallën “Shekaspir” të Teatrit Metropol do të përmbajë pjesë nga filmat e Gjon Milit, por edhe përpunime të muzikës tradicionale shqiptare dhe një vepër të kompozuar enkas për të. Formacioni muzikor përbëhet nga Andi Kongo (piano), Ermal Rodi (saksofon), Emiljano Dhima (bateri), Arbin Alimeri (bas), Kejdi Barbullushi (kitarë), Elona Islamaj (vokal). Data: 21 shtator,  ora: 20:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024