KOSOVË: Ish-sulmuesi i Superligës i jep kreun Gjilanit (Renditja)

18 Shtator 2019
18:41
back button

Janë luajtur ditën e sotme tre ndeshje të IPKO Superligës në Kosovë. Gjilani e kishte nisur shumë keq aventurën në këtë sezon, duke humbur ndeshjen e parë, por sot ka arritur fitoren e katërt rradhazi dhe tashmë kryeson tabelën e klasifikimit. Përballë Ballkanit, mjaftoi goli i Gerhard Prognit në pjesën e dytë për të sjellë 3 pikë me vlera për ekipin e Gentian Mezanit.

Llapi dhe Drita e mbyllën në paqe 2-2, në një ndeshje ku pati emocione. Barazim ky që e çon Dritën në vend të dytë pas Gjilanit, me dhjetë pikë. Llapi renditet në vend të katërt.

Ahmed Januzi i dha Prishtinës një sukses të rëndësishëm ndaj Trepçes, duke realizuar në minutën e 59-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit