Emre Can braktis Juventusin, udhëton drejt Gjermanisë

18 Shtator 2019
18:59
Telesport
back button

Ndërkohë që Juventusi ndodhet që prej ditës së djeshme në Madrid, ku pas pak do të luajë në “Wanda Metropolitan” ndaj Atletico Madrid në Champions League, mesfushori Emre Can ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Lojtari nuk është përfshirë nga trajneri Maurizio Sarri në listën e lojtarëve që do të luajnë në Champions League. Emnre Can ka përfituar nga rasti për të udhëtuar në Frankfurt, për të shkuar në ish-shkollën e tij, ku ka mbajtur një takim të hapur me nxënësit.

Takimi është kryer në “Geschwister Scholl”, ku mesfushori ka folur për përvojën e tij në këtë shkollë. “Këtu kam mësuar për disiplinën dhe rëndësinë e saj si dhe se puna arrin të shpërblehet në fund”, tha Emre Can.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit