Manchester United mezi fiton kundër skuadrës pak të njohur nga Kazakistani në ‘Old Trafford’

Manchester United mezi fiton kundër skuadrës pak të njohur nga Kazakistani në ‘Old Trafford’

Manchester United ka regjistruar një fitore shumë të vështirë si nikoqire e Astanas, në kuadër të Grupit L, në Europa League.

Ole Gunnar Solskjaer luajti me një formacion me shumë ndryshime, por hasi në arrë të fortë te mysafirët.

Rrjetat qëndruan të paprekura deri në minutën e 73-të, kur “Djajtë e Kuq” më në fund shënuan golin e fitores.

I riu Mason Greenwood realizoi golin e vetëm, duke i nxjerr pikë të plota “Djajve të Kuq”.

Pas kësaj fitore, United grumbullon tri pikë në Grupin L, ndërsa Astana në pozitën e fundit me zero pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: