Kronikë

Një tjetër luftë e qenve organizohet dhe regjistrohet në Kosovë

Një luftë mes qensh është regjistruar dhe është postuar në rrjetin social Facebook megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Një person ka shkruar në grupin “Kosova jagdterrierr” se si një qen fitoi luftën e qenit tjetër.

“Fitoj Tom picirruki me 32 minuta luftë edhe pse kundërshtarin e pat 45cm”, ka shkruar ai, duke bërë njoftimin që pas pak do të postohet videoja e luftës.

Në fotografin që ka postuar ai, shihet qeni “triumfues” me gojë të gjakosur.

Nuk janë bërë të ditura më shumë detaje rreth këtij organizimi.

Organizatat e mbrojtjes së kafshëve por edhe institucionet e qeverisë në Kosovë vazhdimisht kanë bërë thirrje që kjo dukuri të ndalet.

*Kujdes! Pamjet janë të rënda.