Transmetuar më 22-09-2019, 08:00
Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, 35-vjeçari Ardian Shkalla, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L., 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë.
I plagosuri si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ku dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Aktualisht grupi hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al