09:27 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kaq ka rënë niveli i ujit në Badovc dhe në Batllavë

Niveli i ujit në Liqenin e Badocit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit, këtë e ka bërë të ditur me një njoftim kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.


Sipas KRU-së, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur gjithsej 36 raste nga konsumatorët në ujësjellësin “Prishtina”, ku shumica nga ato janë rrjedhje të ujit të pijshëm.


Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit ishin dje në teren nga ora 09:00 dhe do vazhdjnë punën në teren deri në orën 22:00.
Për shkak të pamundësisë që të rregullohen të gjitha rastet e paraqitura dje, do vazhdojë edhe sot.