Meta, apel per te fuqizuar grate ne fshatra: Kontribuojnë për zhvillimin ekonomik dhe familje te begata

Politikë

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë apel sot për mbështetjen e fortë e të shumëanshme, që i duhet dhënë grave dhe vajzave që jetojnë e punojnë në fshatra, në një ditë si 15 tetori, jo pa qëllim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Mta shkruan në Fb: "Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

 

 

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!

 

 

Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror."

ME TE LEXUARAT