Receta e të famshmit Dr. Oz: Pija me tre përbërës që e djegë dhjamin me shpejtësi të madhe

Receta e të famshmit Dr. Oz: Pija me tre përbërës që e djegë dhjamin me shpejtësi të madhe

Shëndetësi October 15, 2019 - 13:20
Detajet

Në emisionet e tij, ai ka folur shumë herë për përfitimet që çaji i gjelbër i sjell në trup, prandaj nuk është befasuese se ky çaj është përbërësi kryesor i pijes për djegien e dhjamit.

Çaji i gjelbër e pastron trupin dhe e mirëmban vitalitetin, ndërkaq portokajtë dhe nenexhiku e shpejtojnë metabolizmin, prandaj është e qartë se përse ai i ka zgjedhur këta tre përbërës për ta krijuar pijen që e djegë dhjamin në afat rekord, transmeton Telegrafi.

Ai pohon se metabolizmi do të shpejtohet për 12% nëse këtë pije e konsumoni para çdo shujte.

Përbërësit:

– 1 litër ujë
– 5 lugë çaj të gjelbër
– 1 portokall
– Nenexhik të freskët

Përgatitja:

Në një litër me ujë të nxehtë, shtojeni çajin e gjelbër. Lëreni ashtu të freskohet për 3 minuta dhe pastaj prejeni portokallin në rriska.

Çajin e gjelbër vendoseni në një kavanoz, pastaj shtoni rriskat e portokallit dhe nenexhikun.

Mbylleni kavanozin dhe lëreni tërë natën që të shpërbëhen tre përbërësit.

Të nesërmen pija është e gatshme, ndërkaq duhet ta konsumoni para çdo shujte.