13:36 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova për të parën herë – pjesë e hulumtimit për bashkëpunimin biznese-universitete

Profesoresha universitare, Remzie Shahini-Hoxhaj,  gjatë një emisioni në RTV 21 ka treguar se shteti i Kosovës për herë të parë, është bërë pjesë e  hulumtimit biznese-universitete,  një  raport i cili e përfshinë gjithë Evropën .

Hulumtimi i “Global University Engagement Monitor”, është realizuar nga një ekip i përbërë prej ekspertëve të ndryshëm të fushës së hulmutimimt të bashkëpunimit midis universiteteve dhe bizneseve në gjithë Evropën, në mesin e të cilëve ka qenë edhe profesoresha Shahini-Hoxhaj, e  cila ka dhënë kontribut të veçantë në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.

Ky raport ka për qellim të kuptoj lidhjen dhe bashkepunimin mes universitetve duke e krahasuar dhe përditësuar si nga perspektiva e institucioneve të arsimit të lartë edhe ajo e bizneseve. Këto raporte përfshijnë të dhena të cilat ndihmojnë bizneset, insitucionet e arsimit të larte si dhe qeveritë në procesin e tyre të vendimmarrjes. Kjo pikerisht për shkak të rëndësisë së bashkëpunimit biznese-univeristete e cila dita ditës po bëhet më e nevojshme.

Trendi botëror tregon se qeveritë  janë duke investuar në rritjen e këtij bashkëpunimi në mënyrë që të sforcohen të  rinjët, të ulet papunësia, të ngritet niveli edhe ashtu i vogël dhe i ngadalshëm i rritjes ekonomike si dhe të krijohen ekosisteme nacionale dhe rajonale të inovacionit.

“Në Kosovë raporti i bashkëpunimit të univeristeve dhe bizneseve lë shumë për të dëshiruar. Ai është nën mestaren europiane. Praktikat e studenteve në firma të ndryshme dhe mobilieteti i mësimdhënsve janë ndër aktivitet kryesore në këtë bashkëpunim. Akademikët kosovarë më së shumti bashkëpunojnë për të vjelur fonde për ta ngritur reputacionin e univeristetit dhe per ti përmiresuar njohuritë e tyre per avansime të mëtutjeshme. Të gjithë deklarohen se vjelja e fondeve varet nga kontaktet e mëhershme dhe rrjetëzimi”, shpjegon profesoresha Shahini-Hoxhaj.

Sipas raportit të GUEM, thuhet se një pjesë e madhe e akademikëve mendojnë se janë të mirë në transferin e dijes dhe besojnë që ky bashkëpunim duhet të rrjedh nga universitet. Në anën tjetër janë më pak të sigurtë për njohuritë e tyre rreth aspketeve të përgjithshme të zhvillimit të këtij bashkëpunimi dhe mendojneë që nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për këtë  bashkëpunim.

Ky projekt realizohet që nga viti 2016 nga Science to Business Marketing Research Center në Gjermani dhe përfshin periudhen 2016-17 dhe i cili është mbështetur nga Komisioni Evropian. Projekti synon të paraqes gjendjen e raportit mes univeristeteve dhe bizneseve në vende të ndryshme duke pasë parasysh faktorët shtytës apo edhe pengesat kryesore në këtë sektor, duke e analizuar kornizën ligjore dhe mekanizmat nacional në implementimin e saj. Në kuader të këtij projekti janë prodhuar 40 raporte per vende te ndryshme.

Aspketi pozitiv është  se akademiket janë të  interesuar të rrisin këtë bashkëpunim./Indeksonline/