ELBASAN

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, ndërsa raportohet se katër persona kanë mbetur të plagosur.

Policia e Elbasanit thotë se në aksident janë përfshirë dy makina. Të lënduarit janë transportuar me shpejtësi në spitalin rajonal të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: