VIDEO/ Kualifikimi i Ukrainës në Euro 2020, shikoni festën e çmendur të lojtarit  të Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 16:46

VIDEO/ Kualifikimi i Ukrainës në Euro 2020, shikoni festën e çmendur të lojtarit  të Sitit

Ukraina mposhti ditën e djeshme Portugalinë më rezultatin 2-1, duke siguruar kështu edhe matematikisht kualifikimin për në Euro 2020.zinchchc

Gëzimi tek tifozët vendas ishte i madh për këtë kualifikim, njëjtë siç ishte edhe te lojtarët e kombëtares. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët janë shfaqur shumë të lumtur, teksa diçka të tillë e kanë treguar edhe përpara kamerave.

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Oleksandër Zinçenko, ka ndërprerë intervistën e njërit prej shokëve të ekipit, duke kërcyer së bashku me të përpara kamerave.

Por, nuk përfundoi këtu, teksa pasi u largua nga intervista, Zinçenko hyn në një nga studiot ku flitej për këtë ndeshje, dhe del para kamerës ku feston si i çmendur. Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"