Benjamin Kololli e Florent Hadergjonaj kanë pasur arsye për festë pas fitores shumë të rëndësishme të Kosovës ndaj Malit të Zi natën e së hënës.
Kosova mposhti 2-0 Malin e Zi në një ndeshje që e dominoi nga fillimi e deri në fund dhe kishte mundësi që ta thellonte edhe më shumë këtë avantazh sikur mos të ishte për rastet e shpërdoruara, shkruan Reporteri.net
Pas fitores, futbollistët shpërthyen në festë në dhomat e zhveshjes, por festa nuk mbaroi me kaq.
Benji dhe Florenti festën e vazhduan edhe në dhomën e gjumit, duke u argëtuar me këngën e reperes Melinda Ademi.
Ndryshe, Kosova e fitoi vetëm njërën nga 3 finalet e mbetura deri në fund të kualifikueseve për evropianin e 2020.
Pas një muaji, ‘Dardanët’ udhëtojnë drejt Çekisë derisa presin Anglinë në ‘Fadil Vokrri’./Reporteri.net/