UEFA hap procedim disiplinor ndaj Turqisë, ministri francez: Duhet dënim shembullor!

15 Tetor 2019
19:19
back button

E bënë ndaj Shqipërisë, e përsëritën me Francën, këtë herë, në Paris! Festimi i futbollistëve Turqisë me dorën e ngritur si përshëndetje ushtarake ka rindezur polemikat edhe më shumë, teksa mbështetja e tyre për sulmet turke në Siri ndaj kurdëve shihet si provokim politik.

Pasi e kaloi sfidën Turqi-Shqipëri pa marrë masa, këtë herë, gjërat nuk do të shkojnë kështu. UEFA ka hapur zyrtarisht hetim dhe procedim për festimin në fund të ndeshjes Francë-Turqi, teksa ministri i sportit francez ka kërkuar “dënim shembullor” për Turqinë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, UEFA bën me dije se një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet disiplinore, në lidhje me një sjellje të mundshme politike dhe provokative, nga lojtarët turq, në ndeshjet ndaj Shqipërisë më 11 tetor, dhe Francës më 4 tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit