VIDEO/ Mes tre golave dhe emocioneve, Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës U-21

Përmbledhja e ndeshjes Shqipëri-Kosovë (U-21) 2-1

90’+4′ Rasti i fundit për Kosovën nga goditja e dënimit, por konkretizimi i Mustafës për t’u harruar. Mbyllet Shqipëri-Kosovë (U-21) 2-1

90′ Ka 5 minuta shtesë.

88′ Ngushtohen shifrat. Baftiu gjen golin me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Shumë e rehatuar pas dy golave Shqipëria. Shqipëri-Kosovë (U-21) 2-1

81′ Mucolli tregohet fantastik dhe këmbëngul për të mbërritur te porta kundërshtare. Rrëmben topin e pamundur pas hutimit te mbrojtja e Kosovës dhe e dërgon në rrjetë. Shqipëri-Kosovë (U-21) 2-0

75′ Vjen goli i parë. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Tafa ka dërguar bukur me këmbë topin në rrjetë. Ka festë te Shqipëria. Shqipëri-Kosovë (U-21) 1-0

70′ Prekazi nuk i beson syve. Kastrati nuk ndalet në krahë dhe Mustafa me portën e boshatisur e dërgon topin jashtë.

63′ Dy zëvendësime të tjera te kuqezinjtë. Ndrecka dhe Shehu marrin vendin e Pëllumbit dhe Zejnullahit.

60′ Zëvendësim te Shqipëria. Kallaku i lë vendin Mucollit dhe shiritin e kapitenit portierit Selmani.

55′ Largohet Mirlind Daku. Vetëm nervat në fushë dhe faullat në fushë për t’u mbajtur mend. Vendin e merr Mustafa.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Armando Broja ka nivel tjetër dhe Kallaku kërkon spektakël. Shqipëri-Kosovë 0-0

41′ Nervozizëm në fushë. Dy të shtrirë te Shqipëria për dëmtim, Broja dhe Kallaku, por Kosova nuk respekton “Fair-Play” dhe kërkon të shfrytëzoj momentin. Te Shqipëria ishin ndalur duke menduar nxjerrjen e topit jashtë. Për t’u evituar dhe ka vërshëllima nga tifozët.

38′ Duartrokitje nga publikua. Broja nuk ndalet në driblime, Xhixha humb tjetër rast të artë.

36′ Aksioni i bukur te Shqipëria, ndërsa pas një lëvizje klasi ka goditur qendore në duart e Smakiqit.

34′ Rasti i parë i rrezikshëm me rrjedhshmëri të aksionit nga Kosova. Daku pason bukur te Kastrati që para Selmanit e ka dërguar topin jashtë.

32′ Sherif Kallaku provon vetëm spektaklin. Tre finte të kryera brenda dy minutash, nervozon edhe Bushin.

30′ Kosova kërkon të sulmojë, por aksionet më të rrezikshme vijnë nga krosat.

25′ Broja nuk ndalet kur merr topin dhe futet në krahë, por me dy mbrojtës që e markojnë nuk mund të bëj më shumë.

20′ Sa shumë shpërdorime nga kuqezinjtë. Broja i pandalshëm futet në krahë dhe pason te Xhixha, që nuk realizon dot para portës.

13′ Broja tregohet fantastik në marrjen e topit dhe shkëputjen nga mbrojtja, por në momentin e fundit ndalet nga Kolgeci.

8′ Duartrokitje nga publiku. Minuta që flasin për kuqezinjtë dhe Xhixha tenton rrofeshatën, por nuk kordinohet mirë.

6′ Kundërsulm i rrezikshëm nga Kastrati dhe kërkon penallti, por asgjë për arbitrin.

5′ Dy raste të pastra te Shqipëria shpërdorohen nga Xhixha dhe Broja. Bushi nuk i beson syve.

3′ Shansi i artë për Kosovën, por gabon Xhemajli me kokë para portës së Selmanit.

1′ Nis takimi vëllazëror.

Përpara ndeshjes

Shqipëria dhe Kosova U-21 do të kenë një përballje të veçantë në orën 19:00. Një ndeshje vëllazërore, por të dyja ekipet kërkojnë tre pikët pasi takimi është i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Sa i përket formacionit titullar, është publikuar vetëm para pak minutash te UEFA. Kështu Bushi ka vendosur t’i besojë Armando Brojës nga minuta e parë. Gjithashtu do të ketë vend edhe për një debutues në listë, Cokajt nga Lokomotiva e Zagrebit. Ndërsa nga krahu tjetër, do të jetë sulmuesi kryesor i Kosovës ai i Kukësit, Mirlind Daku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online