Tragjedi në parkun e lojërave/ Bien nga 10 metra lartësi, humb jetën 25-vjeçara, plagoset rëndë një tjetër (VIDEO)

Oct 15, 2019 | 20:51
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park lojërash në Francë, ku një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi kanë rënë nga një nga pajisjet që kishin hipur.

Sipas mediave të huaja, një nga krahët e pajisjes gjigande rrotulluese është shkëputur, duke rënë nga 10 metër lartësi e duke lënë të vdekur nga përplasje një 23-vjeçare dhe të plagosur rëndë një 20-vjeçare. Policia ka arrestuar menjëherë pronarët e këndit të lojërave.

ac-image-funfair-horror-1

Sipas disa dëshmitarëve, në momentin e shkëputjes së pjesës metalike, kishte pasur erëra të forta, ndërsa disa të tjerë thanë se ajo ishte përplasur me një tjetër pjesë metalike, të njërës nga lojërat në park.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura