Ringjallen shpresat/ Kombëtarja U-21 fiton në Elbasan, mposht 2 me 1 Kosovën

Ringjallen shpresat/ Kombëtarja U-21 fiton në Elbasan, mposht 2 me 1 Kosovën

Kombëtarja shpresa ka arritur një fitore me shifrat e pastra 2 me 0 kundër Kosovës në Elbasan Arena në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021. Që në start ekipi i drejtuar nga Alban Bushi u shfaq më kërkues e me grindë në fushë, madje në disa raste i shkoi shumë pranë golit.

Gjithsesi herë për meritë të portierit të Kosovës e herë për pasaktësi të sulmuesve tanë 45 minutat u mbyllën me porta të paprekura. Në pjesën  e dytë muzika ndryshoi. Ishte Kosova e Prekazit ajo që dominoi lojën në të gjithë aspektet deri në minutën  e 76 kur një goditje dënimi e kuqezinjve u kthye në gol nga mbrojtësi Tafa. 5 minuta më pas kuqezinjtë do të dyfishonin rezultatin me Muçollin i cili gjeti rrugën e rrjetës falë një këmbëngulje epike.

Gjithsesi dy minuta para fundit Kosova do të shkurtonte diferencën pas një goditje dënimi, por më pas koha e mbetur në dispozicion ishte shumë pak për ti dhënë një tjetër udhë kësaj sfidë. Gjatë ndeshjes nuk ka munguar as nervozizmi pasi në një moment kur një lojtar kuqezi ishte i dëmtuar, miqtë nuk ndaluan lojën.

Me këtë fitore Shqiperia ngjitet në kuotën e 5 pikëve pas 5 ndeshjes, 1 pikë më pak se Kosova e cila ka një ndeshjë më pak, por që në këtë sfidë synonte vetëm 3 pikët për te shpresuar të kualifikimi/ Përgatiti Ernest Koci

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet