FOTOLAJM/ “Skema 3-1-1, porta bosh”, Tefik Osmani dhe ikonat e Tiranës e shtrojnë me… puro dhe alkool

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 22:06

FOTOLAJM/ “Skema 3-1-1, porta bosh”, Tefik Osmani dhe ikonat e Tiranës e shtrojnë me… puro dhe alkool

Titullin e fundit Tirana e ka fituar në sezonin 2008-2009, dhe në atë ekip kishte shumë emra të njohur dhe me peshë në futbollin shqiptar.

tirana kampion 2009

Disa ikona të klubit bardheblu, të cilët në këtë sezon, në prag të 100-vjetorit, janë mbledhur sërish si drejtues, trajnerë apo lojtarë tek Tirana, janë mbledhur mbrëmjen e sotme.

Është mbrojtësi Tefik Osmani, që ka publikuar një foto në “Instagram”, teksa gjendet nën shoqërinë e Rezart Dabullës, Devi Mukës, Bledar Devollit, si edhe Julian Ahmatajt. Përveç Ahmatajt, të katërt të tjerët kanë qenë pjesë e Tiranës kampione në vitin 2009, ndërsa elbasanasi bashkohej sezonin tjetër me bardheblutë.

Në foton e postuar, të pestë duket se po shijojnë disa gota alkool, si edhe teksa tymosin puro. Gati për një ndeshje kalçeto, Osmani shkruan edhe me shaka: “Skema 3-1-1. Portën po e lëmë bosh”.

osmani devolli muka dabulla ahmataj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"