Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Bushi, një bir ku*** me kollare'/ Futbollisti shpërthen pas fitores së Shpresave ndaj Kosovës

'Bushi, një bir ku*** me kollare'/ Futbollisti shpërthen pas fitores së Shpresave ndaj Kosovës

23:46, 15/10/2019

Kombëtarja Shpresa mposhti me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena” Kosovën, por fitoren e parë që kuqezinjtë arritën në grupin eliminator përballë “Dardanëve”, duket se i ka lënë shije të hidhur futbollistit të Ferizajt, Taulant Dajaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dajaku e krahason situatën si ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, duke lënë të kuptohet që si vëllezër, mes Shqipërisë dhe Kosovës, do ishte mirë që ekipi i Bushit t’ia linte fitoren, duke qenë se Kosova ka shpresa për kualifikim në Europianin e 21 vjeçarëve.

Ndërsa nuk kursen as fyerjet në adresë të teknikut Bushi.

“Danimarka dhe Suedia s’janë asgjë mes tyre ama fiqir kanë edhe dukeshin si vëllezër atëherë (në një kampionat europian). E ne jemi vëllezër, do apo nuk do dikush, ama meqë fiqir s’kemi, i bie që gropën njëri-tjetrit ia bëjmë. Bushi, një bir ku*** me kollare”, shkruan futbollisti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco