Ambasadori Zingraf: Shqipëria mundësi të mëdha për investitorët gjermanë

Ambasadori Zingraf: Shqipëria mundësi të mëdha për investitorët gjermanë

Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët dhe turistët nga Gjermania.

Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se në vendin tonë ka firma gjermane që operojnë me mjaft sukses.

“Sigurisht që ka firma gjermane këtu në Shqipëri që punojnë në mënyrë të suksesshme. Investimet janë në sektor të ndryshëm, siç mund të jenë sektori i logjistikës, turizmit, automobilave, por mund të bëhet shumë më shumë se kaq”, tha ambasadori duke shtuar se “ka mundësi që investimet të ishin shumë më tepër”.

“Firmat gjermane vijnë në Shqipëri, ne bëjmë me shumë dëshirë promovimin për mundësitë që ofrohen në Shqipëri dhe Shqipëria ka potencialitet të madh në këtë drejtim”-, nënvizoi Zingraf.

Duke u fokusuar te turizmi, ai pohoi se ka një rritje të numrit të turistëve nga Gjermania drejt vendit tonë vitet e fundit. Sipas ambasadorit Zingraf, turizmi malor, detar dhe ai kulturor pëlqehen shumë nga turistët gjermanë.

“Numri i turistëve gjermane që vijnë në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme. Ajo që duam të theksojmë është se lloji i turistëve është diversifikuar, ka vizitor qytetesh, turizëm kulturor, detare, malor, mosha është e ndryshme nga të rinjtë deri te më të moshuarit, dhe është një trend që është duke u zhvilluar më së miri”-, tha ambasadori  Gjermanë në Tiranë.

Ai shtoi se , “turistët që hera herës mund të hasin në probleme me qëndrimin këtu në Shqipëri kontaktojnë ambasadën dhe duhet të theksoj se numri është i kufizuar. Por sa herë kanë problematika të caktuara, bashkëpunimi me institucionet shqiptare ka qenë mjaft i mirë dhe unë konstatojë me mjaft kënaqësi zhvillimin pozitiv të këtij sektori”-, përfundoi Zingraf intervistën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare./ATSH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja