Lajme
Çeki: Tifozët vendas me maska sulmojnë ata të Kosovës
Kosova do të luajë me Çekinë ditën e sotme, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar, teksa incidentet e para kanë filluar pa nisur ende takimi.
Tifozët vendas kanë sulmuar ata të Kosovës, duke iu shkaktuar edhe disa probleme. Ndërkohë që tifozët e “Dardanëve” ishin duke pushuar pas udhëtimit që kishin bërë, ata çekë i kanë sulmuar.
Tifozët kosovarë, të cilët kishin udhëtuar nga Austria për të mbështetur kombëtaren e tyre, janë përballur me disa tifozë çekë me maska, shkruan panorama, përcjell albinfo.ch.
Diçka të tillë e pranojnë vetë protagonistët e pranishëm, të cilët në një intervistë për “Klan Kosova”, kanë thënë se janë sulmuar nga disa tifozë çekë, ndërkohë që ishin duke pushuar pas një udhëtimi që kishin bërë.
Personat sulmues kanë qenë me maska dhe i kanë goditur ata me grushte dhe shkelma. Madje raportohet se disa tifozë kosovarë kanë mbetur të lënduar keq, teksa kanë marrë dëmtime në sy dhe një dorë. Në disa nga fotot e postuara nga “IndeksOnline”, shihet qartë dhuna e ushtruar tek tifozët kosovarë.
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër