EURO 2020: Bravo Kosovë! Meriton duartrokitje (VIDEO)

14 Nëntor 2019
22:50
back button

Kosova nuk ia del të realizojë ëndrrën dhe duhet të presë kartën e fundit, ose shansin e fundit, që është Nations League (faza finale). Në Plzen, “Dardanët” e drejtuar nga Challandes arritën edhe të heshtin një stadium armiqësor, ku edhe tifozë serbë ishin infiltruar. Edhe pse pa Vedat Muriqin, gjetën golin me Atdhe Nuhiun.

Por, mjaftuan 6 minuta fatale, përgjumje dhe gabime në mbrojtje, për t’i dhënë mundësi ekipit vendas që të shënonte dhe të përmbyste, duke arritur kualifikimin për në fazën tjetër. Tashmë, ndeshja e fundit, Kosovë-Angli, thjesht për prestigj dhe asgjë më shumë!

Kosova, megjithatë meriton duartrokitje! Bëri gjithçka, provoi gjithçka. Skuadër që zhvilloi një super edicion eliminator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit