Alban Dragusha e godet këtë lojtar pas ndeshjes: Humbje me shumë meritë

Alban Dragusha e godet këtë lojtar pas ndeshjes: Humbje me shumë meritë

Sport November 14, 2019 - 22:54
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Dritës Alban Dragusha ka thënë se Kosova e meritoi të humbiste sonte.

"Humbje plotësisht e merituar e jona. Mungesa e Vedat Muriqit ndikoi. Ai e ka tërhjekur ekipin përpara. Atdhe Nuhiu e ka humbur çdo top", ka thënë Dragusha në SuperSport.

"Na mbetet shumë punë. Me këtë lojë të sotit, e kemi vështirë të kualifikohemi edhe nga Liga e Kombeve", vlerësoi Dragusha./Zëri.info