Kosova

Policia e konfirmon: Remzije Mustafa u gjet në Prishtinë

Mustafa mësohet se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore

Është gjetur Remzije Mustafa, zonja nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga fëmijët e saj për më shumë se një javë.

Ata kanë bërë të ditur se Mustafa është gjetur në Kodrën e Diellit, në Prishtinë.

Mustafa mësohet se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës. “Policia në ora 20:36, në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzia Mustafa. Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi.

Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet. “Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës raporton Gazeta Ekspress.

Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë” percjell Albinfo.