×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ushtari i UÇK-së publikon fotografinë e parë të Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 23:10

    Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 6 nëntori.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

    Krasniqi ka thënë se Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

    E para pak çasteve një nga vullnetarët ka publikuar në Facebook një fotografi me Mustafën pasi ajo u kthye në shtëpi.

    “Mir se erdhe ne shtepi znj Remzije Mustafa. Te paqim me shendet dhe jet te gjat. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza qe te duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri.

    Kujtojmë se për gjetjen e saj ishin mobilizuar qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

    Ankthi i familjes Mustafa kishte vazhduar për një javë. Ata kishin bërë çmos për ta gjetur duke bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duke shpërndarë fotografi të saj nëpër vende të frekuentuara në rrugët e kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!