Rrahmani: Na rrezikuan nga minuta e parë, ja çfarë i thashë arbitrit për thirrjet raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:56

Rrahmani: Na rrezikuan nga minuta e parë, ja çfarë i thashë arbitrit për thirrjet raciste

Kosova ka humbur me përmbysje sot, kundër Çekisë me shifrat 2-1. Dardanët nuk mundën dot të merrnin një rezultat pozitiv, mes një stadiumi që thirrjet raciste nuk munguan. Për këto foli dhe Rrahmani, në fund të ndeshjes, ai tregoi dhe bisedën, me trajnerin Roki

bandicam 2019-11-14 23-54-32-094

“Është e vërtetë që e prekem për disa minuta ëndrrën e Europianit. As unë nuk e di pse, ishin disa situata që e vendosën ndeshjen. Si ekip nuk kemi qenë të gjithë në nivelin e duhur. Duhet të përmirësohemi. Që nga minuta e parë kanë pasur raste, na kanë rrezikuar disa herë. Çekia ka lojtarë të mirë dhe e kanë treguar vetën”, shprehet Rrahmani

Më tej ai shton: “Isha i vetmi që po insistoja te arbitri kryesor dhe i thashë në gjuhën italiane se kishte kore raciste. Më tha se ku i kupton, dhe i thashë se e kuptoja gjuhën e tyre. Erdhi më tha se nëse ndodhë edhe njëherë do ta ndërpresë ndeshjen”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"