LAJMI I FUNDIT:

Me këtë truk të thjeshtë do t’i eliminoni pikat e ndryshkut nga thikat tuaja

Me këtë truk të thjeshtë do t’i eliminoni pikat e ndryshkut nga thikat tuaja

Nëse thikat tuaja tashmë janë ndryshkur, mos u brengosni.

Për çdo ditë përdorim thikat duke mos menduar që edhe ato me kalimin e kohës vjetrohen, transmeton Telegrafi.


Shpesh i sulmon ndryshku dhe duke mos ditur se si ta eliminojmë në mënyrë më efikase, thikat krejtësisht të mira i zëvendësojmë me të reja.

Ndryshku në thika më së shpeshti grumbullohet për shkak të dorezave të drunjta në to,

Shumë njerëz menjëherë pas larjes i vendosin në sirtar, ndërkaq çdo herë kur të krijohet lagështia në thika qëndron ndryshku në to. Dhe aty fillon procesi i ndryshkut.

Mirëpo mund të ndryshken edhe nëse thjesht i lini të qëndrojnë në lagështi, andaj shpesh pikërisht për këtë gjë shfaqen pikat e ndryshkut në sipërfaqe të thikave.

Nëse thikat tuaja tashmë janë ndryshkur, mos u brengosni.

Pak lëng limoni do t’i pastrojë nga ndryshku në çast. Mund të përdorni limon të freskët apo të blini në dyqan në formë të lëngët në ambalazh plastike.

E gjitha që duhet të bëni është që të lagni thikat me lëng limoni dhe t’i lini të qëndrojnë derisa të shihni që i gjithë ndryshku i grumbulluar të zhduket.

Do të ishte ideale që t’i lini në një enë të cekët në të cilën do të shtrydhni limon apo do të qitni lëng limoni. /Telegrafi/