Befason Rina Balaj, shfaqet duke e puthur reperin e njohur

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, është shfaqur duke puthur rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy.

Ishte vetë Rina që shpërndau këtë fotografi në profilin e saj në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

I menjëhershëm ishte reagimi i ndjekësve të saj, të cilët anipse u shfaqën të befasuar e uruan atë. Në mesin e urimeve, është edhe kantautorja e njohur shqiptare Fifi, e cila është shprehur e lumtur që e sheh Rinën kështu.

Megjithatë karshi këtyre komenteve nuk ka reaguar Rina dhe mbetet të shihet se a është në lidhje me Sin Boy apo jo.

Ndryshe, më 28 nëntor ishte paraparë që të publikohet kënga e re e rep-artistes “Tentacion”, e cila gjithashtu do të jetë në bashkëpunim me Sin Boy. Dyshja ende nuk e kanë publikuar këtë projekt dhe mbetet të shihet se kur do të vendosin që ta lansojnë për publikun.


Të ngjashme