08:46 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy persona sulmojnë dy infermierë, në Mitrovicë

Dy persona kanë sulmuar dy infermierë, të cilët kishin qenë në vendin e punës në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe si pasojë e sulmit viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, shkruan Indeksonline.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar me ç’rast pas intervistimit ata me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “UÇK”, në Mitrovicë 04.12.2019-19:04. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shqiptarë infermierë, të cilët kishin qenë në vendin e punës në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Indeksonline/