NASA zbulon detaje të papritura për Diellin: “Këto janë ndryshime dramatike”

Bollëku i informacioneve që vijnë nga një takim i afërt i sondës së NASA-s me Diellin, u jep shkencëtarëve një pasqyrë unike mbi erën diellore dhe përgjithësisht kohën në hapësirë, pasi avionët kalojnë nëpër pjesët më të largëta të atmosferës së yllit tonë.

Fun

05/12/2019 11:29

Shkencëtarët kanë përshkruar zbulimet e para të publikuara të sondës diellore “Parker”, një anije kozmike e nisur në vitin 2018 më afër Diellit se çdo objekt tjetër i krijuar nga njeriu.

Zbulimet që ofrojnë detaje të reja rreth asaj se si Dielli ndikon në kohë dhe në hapësirë, po ndryshojnë njohuritë e astronomëve për erën diellore shkatërruese që mund të ndërhyjë në satelitët dhe elektronikën në Tokë.

“Ne sigurisht shpresuam që ndërsa i afrohemi Diellit, do të shohim fenomene dhe procese të reja. Informacioni i ri që morëm kryesisht konfirmoi ato që prisnim, por disa ishin plotësisht të papritura,” thotë Nicola Fox nga Divizioni i Heliofizikës së Agjencisë Hapësinore të SHBA, transmeton KosovaPress.

Toka është rreth 149.6 milionë kilometra larg Diellit. Sonda iu afrua Diellit rreth 24 milionë kilometra për të mbledhur të dhëna të përdorura në studimet e botuara në revistën ‘Nature’.

“Edhe me të dhënat fillestare, ne ishim të tronditur se sa e ndryshme ishte korona nga afër,” thotë Justin Kasper, një studiues në Universitetin e Miçiganit.

Sonda duhet t’i afrohet Diellit në rreth gjashtë milionë kilometra larg sipërfaqes së yllit, shtatë herë më afër se çdo anije tjetër.

Ajo mbijetoi nga nxehtësia ekstreme, ndërsa fluturoi nëpër pjesën më të largët të atmosferës diellore, koronën, e cila prodhon erëra diellore, të cilat janë grimca të nxehta, të ngarkuara me energji të plotë që rrjedhin nga Dielli dhe mbushin Sistemin diellor.

Luhatjet në shpejtësinë e këtyre grimcave të ngarkuara që dalin nga korona e Diellit, sipas supozimeve të mëparshme, ngjasuan me një shpërndarje sikurse sjellja e një teli në një kitarë të tërhequr në mes. Një nga surprizat e mëdha nga sonda, sipas njërit nga shkencëtarëve, është zbulimi i kërcimeve të papritura në shpejtësinë e erës diellore që ishin aq shkatërruese sa që fushat magnetike u kthyen mbrapa.

“Ne zbuluam këto valë diskrete të fuqishme që përshkuan një aeroplan si valët e egra të oqeanit”, thotë Justin Kasper, një studiues kryesor, ekipi i të cilit në Universitetin e Miçiganit projektoi një instrument në sondën ‘Parker’ për të matur erërat diellore.

“Ato transmetojnë sasi të mëdha të energjisë. Kjo do të ndryshojë në mënyrë dramatike teoritë tona se si korona dhe era diellore ngrohen”, pohon Kasper.