Pamje nga vendi i ngjarjes ku është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes, në afërsi të banesës ku është gjetur i vdekur ditën e sotme ish-prokurori Agron Matjani.

KALLXO.com ju sjellë foto nga vendi ngjarjes ku shihen Policia e Kosovës e cila e ka rrethuar zonën me shiritat e sigurisë.

Poashtu në vendin e ngjarjes është edhe një autoambulancë.

FOTO nga vendi i ngjarjes – KALLXO – 05.12.2019
FOTO nga vendi i ngjarjes – KALLXO – 05.12.2019.

Në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e Mjekësisë Ligjore.

Ekipet e Mjekësisë Ligjore në vendin ku u gjet i vdekur ish-prokurori Agron Matjani.
Ekipet e Mjekësisë Ligjore në vendin ku u gjet i vdekur ish-prokurori Agron Matjani
Ekipet e Mjekësisë Ligjore në vendin ku u gjet i vdekur ish-prokurori Agron Matjani

KALLXO.com para pak çastesh raportoi se Agron Matjani, ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

“Rreth orës 9 30 minuta është raportuar nga familjarët e viktimë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren”, ka thënë për KALLXO.com Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë.

“Njësitet relevante të Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë. Tani për tani nuk mund të flasim më shumë lidhur me këtë rast”, ka thënë Osmanollaj.

Aktakuzë kundër ish-prokurorit Agron Matjani

Ndryshe ish-prokurori Agron Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar- prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

Aktakuzë kundër ish-prokurorit Agron Matjani

.