Grizman nuk ka iluzione për “Topin e Artë”: Është çështje e kryer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 11:45

Grizman nuk ka iluzione për “Topin e Artë”: Është çështje e kryer

Antuan Grizman ka pranuar se para finales së Euro 2016 kishte filluar të mendonte edhe për një fitore të mundshme të “Topit të Artë”, një trofe që tashmë vështirë se do të mund ta bëjë të tijin pas dy finaleve të humbura radhazi.

a5f9c

“Dëshiroja që të fitojë këtë titull dhe më pas ndoshta të mendoja edhe për “Topin e Artë”. Por tani nuk do të fiksohem pas tij, nëse do të vijë, do të jetë i mirëpritur. Unë jam krenar për atë që kam bërë, krenar për këtë grup lojtarësh”, përsëriti ai.

0f66e

Pyetjes nëse Kristiano Ronaldo mund të cilësohej që tani fitues i trofeut, Grizman iu përgjigj në mënyrë të tillë që la të kuptohej se nuk kishte dyshime se portugezi do të merrte përsëri “Topin e Artë”. “Kristiano ka fituar turnetë më të mëdhenj, ndaj mendoj se është ashtu. Është çështje e kryer”, tha sulmuesi i cili në këtë Europian u ngushëllua me “Këpucën e Artë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"