Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ “Lumë” golash, Tirana e Flamurtari kualifikohen. Teuta luan “tenis”, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 15:51

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ “Lumë” golash, Tirana e Flamurtari kualifikohen. Teuta luan “tenis”, ja të gjitha rezultatet

U zhvilluan ditën e sotme, takimet e kthimit në grupin A, të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e SHQIPERISE

Tirana që kishte barazuar pa gola sfidën e parë ndaj Shënkollit, siguroi kualifikimin me fitoren e pastër 4-0 ditën e sotme. Golat për bardheblutë u shënuan nga Karabeci, Çelhaka, Muçi dhe Kobina.

Përmbysjen e arriti Flamurtari, teksa takimin e parë ishte mundur nga Veleçiku. Vetëm në pjesën e vlonjatët arritën të fitonin me shifrat 5-0 ndeshjen. Sukaj shënoi dy herë, ndërsa realizimet e tjera i takojnë Ribajt, Ansi Nikës dhe Kreshnik Nebihit.

Teuta mposhti pastër 6-2 Tërbunin në shtëpi, ndërsa në turin tjetër kaloi edhe Kastrioti, falë fitores 1-0 përballë Ilirisë. Vllaznia mposhti 2-0 Burrelin, ndërsa më poshtë rezultatet e plota. Shënim: Ekipet me * kualifikohen në turin tjetër.

 

 

REZULTATET LIVE

FT | Teuta*-Tërbuni 6-2 (2-0)

GOLAT: L.Vila 9′, 53′, Kapllani 12′, Kalari 58′, Kalaja 67′, Nikaç 84’/ Isaraj 29′, Veriu 50′

FT | Flamurtari*-Veleçiku 5-0 (2-3)

GOLAT: Sukaj 57′, 60′, Ribaj 67′, K.Nebihi 80′, Nika 82′  / 

FT | Tirana*-Shënkolli 4-0 (0-0)

GOLAT: Karabeci 29′, Muçi 36′, Çelhaka 41′, Kobina 86′  / 

25′ Imami shkakton faull në zonë ndaj Grudës dhe gjyqtari Blerim Ziri akordon penallti. Ruben Danaj, nga pika e bardhë, godet, por pret portieri Edvan Bakaj.

Formacioni titullar i Tiranës: Bakaj, Ismajlgeci, Muça, Imami, Doka, Karabeci, Torasa, Kale, Çelhaka, Halili, Muçi.

FT | Kastrioti*-Iliria 1-0 (1-2)

GOLAT: Basha 41′ / 

FT | Vllaznia*-Burreli 2-0 (1-0)

GOLAT: Uenderson 22′, Emerson 25′ / 

FT | Dinamo-Erzeni* 0-1 (0-3)

GOLAT:  / Rezi 67′ 

FT | Besëlidhja*-Korabi 1-0 (1-2)

GOLAT: Gjorgjeviç pen. 64′ / 

DJE | Partizani*-Vora 1-0 (3-0)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"