Nuk ka rinovuar ende kontratën me Shqipërinë, gjigandët italian hedhin sytë nga Edi Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 15:32

Nuk ka rinovuar ende kontratën me Shqipërinë, gjigandët italian hedhin sytë nga Edi Reja

Napoli po kalon një formë shumë të dobët këtë sezon, teksa nuk njohin fitore prej 8 ndeshjesh mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.napoli

Pikërisht nga kjo formë e dobët e të kaltërve mund ta pësojë trajneri Ançeloti, i cili rrezikon shkarkimin. Sipas mediave italiane, teknikut italian i është dhënë afat edhe për dy ndeshjet e ardhshme, dhe në rast se nuk bind me rezultat dhe lojë në këto dy ndeshje, kundër Udinezes në kampionat dhe Genkut në ne Champions, atëherë shkarkimi i tij është i pashmangshëm.

Në këtë situatë drejtuesit e Napolit kanë filluar të shikojnë për trajner tjetër, që do të zëvendësonte Ançelotin në rast largimi. Alternativa e parë është, Xhenaro Gatuzo, por ish-trajneri i Milanit nuk është emri i vetëm në listë.ancelotti reja

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, dy trajnerë të tjerë që po studiohen nga De Laurentis janë edhe Çezare Prandeli me Edi Rejën. Aktualisht të dy këta emra janë pa kontratë, me Rejën që është në bisedime me FSHF-në, por akoma nuk ka ardhur rinovimi i kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"