PROFILI: Betohet Olsian Çela, kush është prokurori i ri i Përgjithshëm që do pasojë Arta Markun

5 Dhjetor 2019, 15:53Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë.

Kuvendi ka votuar me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.

Për Arta Markun Kuvendi ka votuar me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memccaj 8 kanë qenë pro 16 kundër dhe 87 abstenim.

Kush është Olsian Çela?

Olsian Çela ngjitet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme pas një karriere 17 vjeçare si prokuror dhe drejtues i Krimeve të Rënda. Ai ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002 dhe e ushtroi fillimisht funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2004, Çela u emërua prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucion të cilin e drejtoi përgjatë viteve 2008-2012. Gjatë karrierës së tij, Çela ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i bordit drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe përfaqësues në Këshillin Konsultativ të Prokurorëve Europianë.

Çela hyri nga pozitat e sfidantit në garën për mandatin 7-vjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vetëm pak muaj para çeljes së garës, ai u transferua në prokurorinë e Beratit dhe u bë subjekt i një procedimi disiplinor të inicuar nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. Masat e marra nga Marku u rrëzuan në gjykatë dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Olsian Çela u rikthye te Krimet e Rënda për të synuar postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas një procesi të gjatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Olsian Çela kryesoi listën duke u vlerësuar me 459 pikë, i pasuar nga Arta Marku me 406 dhe prokurorja Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Prokurori i ri i Përgjithshëm do të ketë kompetenca të kufizuara në kuadër të ndryshimeve ligjore që pasuan reformën në drejtësi. Megjithatë, në intervistën përballë KLP-së Çela premtoi një ndryshim rrënjësor të rolit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Çela foli për nevojën për të përmirësuar imazhin e prokurorisë dhe e vuri theksin në barazinë para ligjit dhe atë që ai e quajti një sistem që mund të mbronte qytetarët nga “dhuna e shtetit, edhe brenda kornizave ligjore”.

Karriera

Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’.

Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.

Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete.

Olsian Çela është pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare. Përgjatë viteve ka është trajnuar në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar.

Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

10 komente në “PROFILI: Betohet Olsian Çela, kush është prokurori i ri i Përgjithshëm që do pasojë Arta Markun”

  1. 1997 says:

    Te shohim nese do dale luan apo i njejti lepur i tredhur perballe vrasjeve, vjedhjeve dhe krimeve te tmerrshme te Sali Berishes dhe Shkerdhenit te tij multimiljarder, me 30 te vrare ne Gerdec!

  2. Fatmir Lohja says:

    Do Zoti presidenti e dekreton!?

  3. Eraldi says:

    Me ne fund nje fytyre e fisme per tu pare …pa ato pune dihet si behen ketu….se keta qe ishin mire punen po nuk ua shihje dot as surratin ….nejse suksese…

  4. Tirana Vitet 80 says:

    Dikur prezantimi fillonte Filani Atesia Memesia
    Datlindja Vendlindja..
    Tani fillon Kur ke mbaruar Universitetin ne kete Universin Tone..Ndoshta Barra me e rende qenka Prejardhja.!!!! Ne syte e qytetareve te “Kultivuar” do e keni veshtire te vishni petkun e Gentleman.

  5. rexha 10 says:

    TEKE NE NUKE KANE MUNGUAR ASNJE HERE KUADROT TE PREGATITUR.PORE PROBLEMI ISHTE SE I VENDOSTE PARTIA QE KISHTE PUSHTETIN. NJERI NGA KETA ESHTE EDHE ISHE PROKURORI I PERGJITHSHEM ADRIATIK LLALLA , APO KAPTERRI I USHTRISE BUJAR NISHANI QE U VENDOS PRESIDENTE I REPUBLIKES. JU KUJTOHET zonjaINA RAMA QE SAPO MORI DETYREN E PROKURORES E QUAJTEN LAVIRE TE BULEVARDIT SEPSE DONTE TE BENTE DETYREN E SAJE ME DEVOTSHMERI.
    I UROJE PUNE TE MBARE KETIJE ZOTRISE ,DHE DO TE KETE SHUME PUNE PER TE BERE.KETO 30 VITE SHQIPRIA KA ECUR VETE MBRAPA.
    AJO U KTHYE NE PRONE TE TE GJITHA LLOJIT TE MAFIES PUSHTETARE . VETEM DOSJET E PROKURIMEVE PUBLIKE COJNE NE BURGE SHUME POLITIKAN. SA PER DOSJEN E AZEM HAJDARIT ,DHE REMZI HOXHES ,SHPRESOJME QE TE HAPEN.PO KESHTU EDHE NGJARJA E 21 JANARIT E VITIT 2011,DHE DOSJA E GERDECIT.

    1. Bureto says:

      Këto dosje që shkruan ti @Rexha 10, janë në juridiksionin e SPAK-ut dhe jo të Prokurorisë së Përgjithshme dhe aq më pak të vetë Prokurorit të Përgjithshëm.Ai me ndryshimet kushtetuese ligjin e ri të PP, është më shumë një drejtues i institucionit sesa prokuror që studion çështje të veçanta. Po ashtu ai nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në punën e prokurorëve të çështjes të cilët kanë pavarësi të plotë në punën e tyre.

  6. anonim says:

    Uroj te mos jete thjesht nje kukull edhe pse qe te fillosh e te godasesh peshkaqenet e krimit qe kane 50 vjet ne politike, eshte e pamundur per nje njeri te vetem dhe nje institucion te vetem. Duhet ne fillim ti shkaterrosh politikisht, tju heqesh oksigjenin duke ju arrestuar dhe asgjesuar gjithe kliken paramilitare-mafjoze-financiare dhe mediatike, ti izolosh nderkombetarish familjarish, jo duke bere teater si deri tani qe izolohen femijet minorene te Llalles, por jo femijet e Sali Berishes qe jane perlyer ne vjedhje dhe vrasje.
    Por kam pershtypjen se pak ka per te ndryshuar. Do vazhdoje i njejti teater dhe larje truri, por peshkaqenet nuk kane per tu prekur. I duheshin pronareve te rinj te drejtesise shqiptare si gogole per ne, sa te fusnin drejtesine ne dore dhe per te pasur peng gjithkend qe do te drejtoje neser apo do te preke interesat e tyre. Sa per kermat, ju duhen akoma qe ti versulin kunder nesh, sic kane bere me sukses keto 30 vjet, nese fillojme dhe mendojme me koken tone.

  7. Azio says:

    Do te desheroje qe Ti si prokurori I pergjithshem,te jesh I drejte,I ndershem dhe trim.
    Urime e suksese ne punen tuaj teper te rendesishme,ne nje kohe shume patriotike,ne ndihme te popullit shqiptar,e ne lufte me maskarenjte qe kane vjedhur,vrare dhe kane marre ne qafen popullin tone te mbrekullueshem.
    Te gjithe presin nga ju dhe institucioni qe Ju drejtoni,vendosje ne binare te drejtesise,denimin e atyre qe e kane shperdoruar kete tempull te shejte dhe qe ne menyre mafjoze I kane dhene krah krimit makaber ne vendin tone.
    Une kam shume besim tek ju,
    Edhe nje here URIME.

  8. Refail Dhandili says:

    Jam plotesisht i bindur qe prokurori i ri , nipi kryekriminelit Aranit Çela do te jete plotesisht ne dispozicion dhe funksion te mbrojtjes dhe konsolidimit te pushtetit te ish pushtetareve te partise se punes , ish sigurimsave dhe ish spiuneve te cilet kane zaptuar çdo qelize te te gjitha pushteteve (4 pushtetet ) te sotme te pasuruar ne menyre kriminale e qe kane hipotekuar per llogari te tyre token ,nentoken, ajri ,detin me gjithe pasurite e tyre , duke u kthyer ne pronare e skllavo – pronare , e qe populli eshte veçse i skllaveruar. Shpresoj , besoj dhe jam i sigurt se populli do zgjohet se shpejt , kazani ka filluar te vloje e qe vrima e miut do tu kushtoje 100 milion euro . Poshte qeveria , poshte parlamenti , rrofte populli , ngushellime per viktimat e termetit ,sherim te shpejte te te plagosurve , kurajo dhe ndihme te demtuarve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje